Shpërthen një prej vullkaneve më aktive të Rusisë
Vullkani Shiveluç në Rusi
Një nga vullkanet më aktive të Rusisë shpërtheu të martën, duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell, që ngufati disa fshatra. Vullkani Shiveluç shpërtheu pak pas mesnate dhe arriti kulmin rreth gjashtë orë më vonë, njoftoi Akademia ruse e Studimeve Gjeofizike.
Sipas njoftimit, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë.
“Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.
“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit... dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, tha Chebrov.
Ekipi i reagimit ndaj vullanit lëshoi alarm për sektorin e aviacionit, dhe tha se “aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë ndikim ndërkombëtar në aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët”.
Disa shkolla në Kamçatka, rreth 6.800 kilometra në lindje të Moskës, u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.
“Për shkak të asaj që kam parë këtu, me sytë e mi, do të jetë e pamundur që fëmijët të shkojnë në shkollë, dhe në përgjithësi, prezenca e fëmijëve këtu duhet të vihet në pikëpyetje”, tha kryetari i rajonit Ust-Kamçatsky, Oleg Bondarenko.
Një prej vullkaneve më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkas, Shiveluç, ka pasur mesatarisht 60 shpërthime të fuqishme në 10.000 vjetët e fundit, ndërsa i fundit i intensitetit të madh u regjistrua më 2007./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit
4 Janar, 19:28