Në një rafineri në Gjermaninë jugore ka shpërthyer një zjarr këtë të shtunë, duke plagosur së paku tetë vetë dhe duke detyruar autoritetet të largojnë pothuajse 2.000 banorë lokalë.
Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit në një vend të drejtuar nga grupi Bayeroil pranë qytetit bavarez të Ingolstadtit.
Mirëpo tre nga viktimat pësuan “lëndime të mesme ose serioze”, ka njoftuar policia në një deklaratë.
Gjithashtu rreth 1,800 banorë të qyteteve të afërta të Vohburg dhe Irsching u evakuan si një masë parandaluese.
“Puna për të shuar flakët po vazhdon”, ka njoftuar policia. Ku rreth 200 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes për të normalizuar flakët.
Sipas shërbimeve të urgjencës, ajo iu është drejtuar banorëve brenda një rreze prej 20 kilometrash për të “mbajtur dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura për shkak të tymit”.