Interesimi i tifozëve të Romës për të parë finalen e Conference League në Tiranë është shumë i madh. Vetëm 10 minuta pasi janë hapur aplikimet për biletë nga klubi italian kanë qenë 9 mijë kërkesa, trefishi i numri që skuadra italiane ka në dispozicion.
Roma ka menduar të shpërndajë 3 mijë bileta për sektorin e tifozëve të saj kur dihet se në total ka 4 mijë, por 1 mijë të tjera mund të jenë ftesa të vetë klubit, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’. Sakaq të drejtë për të marrë pjesë në shorteun e biletave kanë 21 mijë tifozë, ndërsa 13.933 janë abonentë sezonale të klubit që kanë shprehur dëshirën për të qenë në Tiranë.
Ky burim saktëson për tifozët e Romës që më shumë mundësi kanë për të aplikuar në faqen e UEFA-s sesa te e klubit. Si Roma dhe Feynord kanë nga 4 mijë bileta në dispozicion secili, ndërsa 8 mijë të tjera administrohen nga UEFA. Air Albania ka një kapacitet prej 20 vendesh në këtë ndeshje, ndërsa 4 mijë biletat e rezervuara të UEFA-s janë për sponsorit apo të ftuar të veçantë.
Media të tjera në Itali shkruajnë se problem jan edhe biletat e avionit, pasi mund të shkojnë deri në 400 euro. Nuk përjashtohen as mundësia që tifozët të marrin rrugët me makinë.
Kjo tregon edhe një herë mençurinë e atyre që e kan konceptuar stadiumin me 20.000 vende si me ken stadium mahalle.gjithmon e tregojmë vendin se çfarë shteti jena.
Përgjigju