GJIROKASTËR- Një shpërthim gjeneratori i një kompanie telefonike është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Shën Todhër të Gjirokastrës. Për pasojë, shpërthimi ka nxitur një zjarr i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit e zonës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ku për 30 minuta zjarri ka lënë pa drita banorët. 

Nga flakët, ka mbetur pa energji elektrike i gjithë fshati i Shën Todherit dhe të tjerë fshatra përreth.  Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet nga zjarri janë të shumta ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit në zonë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për të hetuar mbi shkaqet e këtij shpërthimi.