INDONEZI- Vullkani Merapi në Indonezi shpërtheu sot, duke nxjerrë 7 km hi vullkanik.

Shpërthimi i vullkanit që ndodhet në Rajonin Special të Yogyakartës ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës me orën lokale (07:00 me orën shqiptare) dhe sipas autoriteteve u vu re një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrash.

Në  një deklaratë agjencia indoneziane e menaxhimit të fatkeqësive bëri me dije se banorët e komunitetit aty pranë u paralajmëruan të ndalonin çdo aktivitet në zonat e rrezikshme, pra brenda një rrezeje prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri i vullkanit.

Vullkani Merapi 2963 metra është një nga më aktivët e Indonezisë dhe ishte tashmë në nivelin e dytë më të lartë të alarmit në vend.

Indonezia, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Paqësor, ka më shumë vullkane se çdo vend tjetër në botë. Shpërthimi më i fundit i dhunshëm i Merapit ndodhi në vitin 2010, duke vrarë mbi 350 njerëz.