TIRANË- Një banesë në katin e tretë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Barrikadave dhe siç bëhet me dije nga informacionet e siguruara banesa është në pronësi të F.A. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi njerëzit që ishin brenda janë evakuuar në kohë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Repot Tv flaka është shuar por ende del tym nga dritarja e banesës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.