SARANDË- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë në lagjen nr.4. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në garazhin e hotelit 'Yacht Premium Hotel', i cili është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë. Sipas policisë sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe nuk ka dëme të shumta materiale. Po ashtu nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Hoteli ndodhet në linjën e parë të detit në anën e ankorimit të jahteve dhe të trageteve në portin e Sarandës.
Kjo është hera e dytë që hotelit në pronësi të Mariel Muratit i është vendosur tritol, kjo pasi edhe një vit më parë në shkurt të vitit 2021, i kanë vendosur lëndë plasëse në hotel. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia po punon identifikimin dhe kapjen e tyre.

'Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.
Objektivi i shpërthimit në numër 4 në Sarandë ka qenë Mariel Murati, pronar i një hoteli dhe ish drejtori i ALUIZINI në Sarandë. Murati ka qenë edhe vitin e kaluar pre e një shpërthimi të ngjashëm me tritol po në hotelin e tij.
Një vit më parë, më 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotelin u vendos sërish një sasi tritoli në tarrace, e cila shpërtheu sapo roja ndezi dritën. Policia konfirmoi se tritoli ishte i lidhur me rrymën elektrike dhe sapo roja në atë kohë është futur brenda godinës dhe ndezi dritën shpërtheu edhe sasia e eksplozivit.
Nga ngjarja e vitit të kaluar nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale..
Mariel Murati më herët ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me detyrën, apo konflikte të tjera të mundshme që mund të ketë pasur pronari i hotelit.
Komente


Darieli qenka sozia e xhodes se portokallise.
PërgjigjuPune hajdutesh
PërgjigjuNga pa lek ne xhep marjeli i ps u be me hotel se kerkonte lek per cdo dosje dhe spak nuk heton ku i gjeti leket. Ky eshte fati kur je me ps dhe je hajdut. E ka deklaruar hotelin apo me te ardhurat nga rroga? Skeni pare gje akoma
PërgjigjuS'na thatë, kontrolli I burimit të të ardhurave do ti bëhet ndonjë ditë këtij çapajevit?
PërgjigjuKy mire pronen edhe leket qe ndertoje hotelin i paska vjedhur! Por edhe edhe arkitekturen emrin gjithcka paska vjedhur. Po te jesh me partine sote vetem vetgjygjsia ben pune...
PërgjigjuIsh kreu i kadastres se Lames me hotel, e ka vene pasurin me djersen e balli te grabitesave se pronave,.
Përgjigju