Shpërthim i fuqishëm në një
metro në Paris, 8 të plagosu

Shpërthim i fuqishëm në një<br />metro në Paris, 8 të plagosu
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme Parisin duke rikthyer frikën e sulmeve terroriste të vitit të kaluar.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dyshohet se bëhet fjalë për një defekt në rrjetin elektrik, i cili ka shkaktuar edhe shpërthimin që ka ndodhur afër stacionit të metrosë “Place d'Italie”.

Nga shpërthimi i fortë në metro tetë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë evakuuar nga forcat e sigurisë të cilat kanë mbyllur edhe metronë.

Disa dhjetëra policë kanë rrethuar zonën dhe janë duke hetuar për shkaqet e mundshme të këtij incidenti.

Franca ndodhet në një gjendje alarmi, pas sulmit të dyshuar si terrorist që ndodhi të premten e kaluar në muzeun e Louvre, ku një shtetas egjiptian u qëllua disa herë me armë nga ushtarët pasi plagosi një prej tyre me thikë

Redaksia Online
dy.b/ D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital