SARANDË- Një palombar ende i paidentifikuar ka humbur jetën mbrëmjen e 24 qershorit 2024 në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht gjatë zhytjes në det i ka shpërthyer bombula e oksigjenit.

Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg nga Porti i Sarandës, ku burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se në gomone kanë qenë dy persona, të dy shtetas të huaj, ku si pasojë e shpërthimit njeri ka humbur jetën dhe është sjellë në port nga shoku i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një palombari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë