I vihet tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, ka në dorë dosjet e Vettingut! Mjeti përdorej edhe nga bashkëshortja gjyqtare! Eksplozivi mesazh paralajmërues për të dy (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë! Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit, ka ndodhur kur mjeti ka qenë i parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal. Duke nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse të vënë në makinë, dyshohet se shpërthimi ka qenë një mesazh kërcënues për prokurorin ose për bashkëshorten e tij gjyqtare Gentiana Muça, duke qenë se makina përdorej dhe nga kjo e fundit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ndërsa dha detaje për këtë ngjarja deklaroi se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Makina e prokurorit ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj dhe në ato momente nuk ka pasur njeri aty pranë. Deri më tani nuk dihen autorët, por janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Makina e prokurorit parkohej në këtë qendër tregtare çdo natë prej një periudhe 2 vjeçare.

Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit” e konsideruar si dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale. Vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Aktualisht Muça është një prej  6 prokurorëve te komanduar pranë KLP në Tiranë. Pozicioni që mban momentalisht si inspektor në KLP, ka të bëjë me sektorin e hartimit të dosjeve e raporteve për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vettingun.

Nuk dihet kush ka qenë objektivi i këtij shpërthimi, prokurori Arjan Muça apo gruaja e tij, Gentiana Muça, e cila është gjyqtare, pasi makina përdorej nga të dy. Nisur nga ky fakt hetimi lidhur me vënien e tritoli është përqendruar si te prokurori ashtu edhe te bashkëshortja e tij gjyqtare. Më parë Gentjana Muça ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata e Apelit në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse vënia e tritoli në makinë ka lidhje me ndonjë nga çështjet që ata kanë drejtuar, por policia deri më tani ka shoqëruar disa persona në polici që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. "Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.  Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit", thotë policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Publikohet fotoja dhe video e makinës së prokurorit Arjan Muça pas shpërthimit me tritol

 

Kjo është video e makinës së prokurorit Arjan Muça pas shpërthimit me tritol në parkimin e një qendre tregtare te Komuna e Parisit në Tiranë.

 

1615497836_makina.jpg

Ora 21:54
Tritoli në makinën e prokurorit në sasi të vogël, mesazh paralajmërues! Hetimet në dy pista, mes Muçës dhe bashkëshortes gjyqtare

Vendosja e tritolit në makinën e prokurorit Arjan Muça është një mesazh paralajmërues, për të dhe për bashkëshorten e tij gjyqtare Gentjana Muça.

Grupi hetimor është i paqartë se kush ka qenë objektivi, pasi  lënda plasëse mund të jetë vendosur për të kërcënuar ose prokurorin ose gruan e tij gjyqtare, kjo për faktin se mjeti përdorej edhe nga ajo.

Nisur nga fakti se lënda plasëse është në sasi shumë të vogël dyshohet se ajo ka qenë thjesht për t’i trembur.
Deri më tani ka disa të shoqëruar në polici, pjesa më e madhe si dëshmitarë që mund të ndihmojnë në lidhje me ngjarjen.

Ora 21:00
Iu vu tritol në makinë, kush është prokurori i çështjes së ‘Gërdecit’ Arjan Muça! Ka në dorë dosjet e Vettingut! Mjeti përdorej dhe nga gruaja e tij gjyqtare

Mbrëmjen e sotme iu vu tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, ndërsa “Mercedezi A Class” përdorej edhe nga gruaja e tij, Gentiana Muça  e cila është gjyqtare te gjykata Administrative e Tiranës.

Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit” e konsideruar si dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale. 

Vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Aktualisht Muça është inspektor në KLP në Tiranë, për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.

Ndërkaq theksojnë se gjyqtarja Gentjana Muça është bashkëshortja e prokurorit Arjan Muça. Ajo ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata e Apelit në Tiranë. Ndonëse makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça ajo përdorej dhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare.

Ora 20:17
Tritoli në makinën e prokurorit Muça, Jaupi: Ka shpërthyer në pjesën e përparme, s’ka të lënduar! Kemi sekuestruar kamerat (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur në lidhje me shpërthimin në makinën e prokurorit Arjan Muça. Jaupi tha se nuk ka të lënduar. Makina e prokurorit ka shpërthyer në pjesën e përparme, ndërsa shtoi se janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë.

“Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën  e përparme., Makina përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhe 2 vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Ska dëmtime në njerëz dhe as të mjeteve të tjera. Ska shpërthim të makinës dhe të ketë dëmtime dhe në automjete të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur vetëm në pjesën e përparme të makinës. Ska pasur asnjë person  aty afër”, tha ai.

 

Ora 20:00
Shpërthimi me tritol te Komuna e Parisit, makina është e prokurorit Arjan Muça (VIDEO)

Makina që ka shpërthyer pak më parë te Komuna e Parisit në Tiranë bëhet me dije se është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

1615488799_parkingu001.jpg

Parkingu ku ndodhi shpërthimi
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 12/03/2021 05:11

    Jane te vjetra keto. Mire qe na ropen nga leket, por i fusin dhe tritol vetes. Plehra

    Përgjigju
  • Jari: 11/03/2021 23:11

    Po kush i ha kto...?! I bejne vete sic i kane bere te gjithe Avokat e gjyqtar. Pse zgjodhi makine 1000 € ky ta hidhte ne ere Sja vune te makina tjeter. Hajde perralla hajde..

    Përgjigju
  • Trimi: 11/03/2021 22:05

    Kështu është kur i tolerojn këta maskarenjt e politikës. Posht Berisha, Posht Meta! Ja kan sjell këtij popullit në maj të hundës!

    Përgjigju
  • Ajet: 11/03/2021 21:57

    Arjan Muca a ishte drejtor policie ne Elbasan deri para pak kohesh??? Apo ja fus kot une?? A ishte shefi i skuadres qe arestoi Dritan Dajtin??

    Përgjigju
  • Beni: 11/03/2021 21:15

    Filloi avazi i vjeter nje muaj para zgjedhjeve,i bien Arjanit qe te degjoje filani

    Përgjigju
    • bigd: 11/03/2021 21:23

      Kush kishte dyshime mbi faktin qe Kosta Trebicka u vra dhe spesoi aksident sapo e mori proven me ket tritolin ndaj prokurorit qe ka ne dore çeshtjen e Gerdecit.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente