Shpërthim kamikaz në Afganistan
sulmohen mbrojtësit e Qeverisë

Shpërthim kamikaz në Afganistan<br />sulmohen mbrojtësit e Qeverisë
Të paktën 28 persona mbetën të vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën mëngjesin e kësaj të marte, pas një shpërthimi kamikaz të ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Përgjegjësinë për sulmin e morrën talebanët, që njoftuan për këtë nëpërmejt një deklarate.

Objektivi i sulmit ishte zyra e një ekipi sigurie që punonte për mbrojtjen e VIP-ave të Qeverisë, citohet nga CNN një oficer i policisë afgane.

“Së pari, një terrorist u hodh në erë para portës së institucionit dhe më pas persona të armatosur nisën të qëllonin me armë”, tha ai.

Policia afgane është udhëzuar për të vrarë terroristët talebanë në zonën pranë shpërthimit, deklaroi zëdhësi i ministrisë së brendshme afgane, Sediq Sediqi. Të paktën një sulmues i armatosur u vra nga policia në vendngjarje, por autoritetet po janë në kërkim të dy të dyshuarve të tjerë, shtoi ai.
 
Redaksia Onlinë
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime