Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Ardhishtë të Shijakut, rreth orës 01:00 të natës.

Policia bën me dije se tritoli është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të Sali Grecës.

“Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftoi sot policia.