Shpërthim me lëndë plasëse përpara një banese në Durrës, policia shoqëron disa persona të dyshuar (VIDEO)

DURRËS- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve nga policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, në pjesën e jashtme të banesës së Bajram Dranxhit, në Fllakë.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale dhe shtëpia ka qenë e pabanueshme. Prej vitesh familja jeton në Itali. Djemtë e Bajramit kanë 28 vitë në Itali, ndërsa vetë pronari i shtëpisë ka 10 vite që jeton me djemtë e tij në vendin fqinj. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që të kenë pasur konflikte. 

Shtëpia ku ndodhi shpërthimi

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Janë shoqëruar në ambjentet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë