Një shpërthim me lëndë plasëse dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Fier, në një subjekt privat në pronësi të Agim Kananajt.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe dëmtim në derën e jashtme të subjektit. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.










Komente
Komento