Me 200 gram tritol ka shpërthyer makina luksoze e menaxherit të një kazinoje në Vlorë. Audi A6 në pronësi të Ermal Kasës. Ngjarja u shënua rreth orës 02:55 të së hënës në lagjen 'Pavarësia'.
Automjeti luksoz ishte i parkuar përpara pallatit ku banonte 31-vjecari, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm janë tronditur banorët e zonës. Policia tha se Ermal Kasa është nga Elbasani por jeton e punon prej disa muajsh në Vlorë. Kasa është menaxher i kazinosë pranë resorit të njohur "Marina bay" në zonën e Ujit të Ftohtë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se eksplozivin në automjetin "Audi" A6 e kanë vendosur 2 persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikua nga policia.
Automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale, ndërsa në dëshminë paraprake Kasa ka thënë se nuk ka konflikte personale. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të detyrës së 31-vjecarit Kasa, si menaxher në kazinonë e kompleksit luksoz "Marina bay".
Në përditësim...
Marina Bay vlore
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se eksplozivin në automjetin luksoz tip "Audi" e kanë vendosur 2 persona të maskuar. Makina është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, me origjinë nga Elbasani, por që prej pak kohësh jetonte në Vlorë pasi punon si menaxher në një kazinonë e kompleksit 'Marinabay'.
KOT nuk ta ve njeri eksplozivin,,,keta te bejne budallenj me zor...
PërgjigjuPse genjen o legen thuaj qe e ke konflikyin me neritan qejvanin
Përgjigju