SIRI-Një shpërthim murtaje ka goditur një tubim zgjedhor në mbështetje të presidentit sirian, Bashar Al Assad duke shkaktuar të paktën 20 viktima. Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes kur mbështetësit e Assad-it janë mbledhur në një tendë në qytetin jugor, Deraa, por që vetë Assad nuk ndodhej i pranishëm.

Baza siriane e Observatorit për të drejtat e njeriut raporton deri më tani për të paktën 30 persona të plagosur.  Sulmi i mbrëmshëm merr shkas në prag të zgjedhjeve të 3 qershorit, të cilat janë quajtur nga evropianët si një mashtrim.

Presidenti aktual, Bashar Al Assad do të përballet me dy sfidues të tjerë. Ndërkohë që të gjitha pritshmëritë janë që Assad të sigurojë një mandat të tretë 7-vjeçar, pavarësisht nga lufta civile që po zhvillohet për të tretin vit radhazi.  Sulmi i brendshëm është një mesazh i qartë nga rebelët e regjimit, të cilët nuk janë aspak të sigurt për kushtet në të cilat do të zhvillohen zgjedhjet.

Redaksia Online