Vlorë- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme në lagjen “Bashkimi”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se tritoli është vendosur në godinën e biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.
Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur dhe mësohet se është vendosur midis dyqanit të motorave dhe një banese. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Zona ku ka ndodhur shpërthimi është një zonë që ka edhe kamera sigurie dhe personi i maskuar që ka hedhur lëndën plasëse është filmuar nga këto të fundit.
Policia po merr në pyetje persona që mund të kenë dijeni për këtë shpërthim, informoi gazetari i Report Tv Armand Xhelili, ndërsa pronari është shprehur se nuk ka konflikte.
'Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale', thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
47.2%
-
Jo
45.9%
-
Jam i/e dyzuar
6.9%
Vota total: 727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dogji mobilerinë ‘Aliko’ në Vlorë, vihet në pranga 37-vjeçari Bledar Balliu (VIDEO)
5 Mars, 09:07
-
Vjedhje në Lungomare, turistes së huaj i grabitet varësja e floririt
4 Mars, 22:19
-
U kap me pistoletë duke shitur kokainë, arrestohet në Dhërmi 22-vjeçari (EMRI)
4 Mars, 16:22
-
Vlorë/Gjenden 160 predha të paplasura, i përkasin Luftës II Botërore! Forcat Xhenio operacion nga dje për heqjen e tyre
4 Mars, 13:41
-
Dalin nga rruga dy automjete në aksin Fier-Vlorë, nuk ka të lënduar
4 Mars, 10:02
-
Deti tërhiqet me 10 metra nga bregu, zbatica ngec peshkatarët e Vlorës në cekëtirë
4 Mars, 08:22
-
Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ‘Toyota’ përfundon në kanal! Plagosen 2 persona
3 Mars, 16:31
-
Lëvizte me pistoletë në brez, pranga 21-vjeçarit në Vlorë
3 Mars, 13:08
-
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Shpërthimi i kontrolluar në drejtim të Palasës përfundoi me sukses
2 Mars, 09:27
-
Vlorë/ Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (EMRAT)
2 Mars, 07:46
-
Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës
1 Mars, 21:33
-
‘Kukumjaçka’, sherr në këshillin bashkiak të Vlorës, Hoxha përplaset me Mersinin për “Vlora Invest” (VIDEO)
28 Shkurt, 16:49
t gjitha kto n vlor dihet kush i ben me pages ka ber dhe vrasje vendos tritol xhekjano dhoraj djali i çufos ish-policit
PërgjigjuS'te doli Kuksi ty qe vazhdon akoma me intriga, apo e ke ne gjak
VLORA..VLORA.VLORA.VLORA..BJERI ME TE LUMTE DORA...VLORA...VLORA ..VLORA. ..JA DO BEHET VLORA E JONA JA DO BEHET SHKRUMB E HI...ptu...ptu..ptu...
Përgjigju