Shpërthim në një dyqan në Durrës gjatë natës, vetëm dëme materiale! Nuk dihen shkaqet, disa të shoqëruar (VIDEO)

DURRËS- Një shpërthim me eksploziv është regjistruar një natë më parë në Durrës në një binzes. Report Tv ka mësuar se biznesi është në pronësi të Jonida Karabojës.

Nga shpërthimi nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, por ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve. Karaboja ka në pronësi një dyan veshjes, ndërsa është marrë edhe në pyetje. Mësohet se ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Ende nuk ka asnjë detaj nga autorët, ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes