Një shpërthim i fortë ka ndodhur para pak minutash në një pikë karburanti në Sarandë, në rrugën  “Skënderbeu”. Nga shpërthimi te ‘AN Oil’ ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencë.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica, 27 vjeç,i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.

Në pikën e karburantit nuk raportohet të ketë dëme të mëdha.

Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Lajm në përditësim...

Lajm në përditësim...