Një i ri është plagosur rëndë nga një shpërthim në Parkun Qëndror të New York-ut dhe sipas burimeve të policisë ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Tre persona po kalonin në zonën e parkut kur kanë ndjerë shpërthimin që ka dëmtuar njërin prej tyre në këmbë.
 

I plagosuri u dërgua në spital dhe sipas dyshimeve bëhet fjalë për një shpërthim fishekjarri duke marrë parasysh faktin se të hënën është 4 korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

new york
 
new york

Redaksia Online
Al.N/Shiptarja.com