Një shpërthim ka ndodhur në portin industrial të Livornos, ku kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një tjetër. Shpërthimi ka ndodhur në një depozitë karburanti, ndërkohë që forcat e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë evakuar zonën dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe fikjen e tyre.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në magazinën ku ka ndodhur shpërthimi punëtorët ishin duke kryer punime. Ndërkohë si shkak të shpërthimit, autoritetet raportojnë krijimin e një xhepi gazi.
( pamje nga porti i Livornos, ku ka ndodhur shpërthimi )
Komento