Shpërthim zjarri në punishten e eksplozivëve në Rusi, 15 punonjës humbën jetën

Shpërthim zjarri në punishten e eksplozivëve në Rusi, 15 punonjës humbën jetën

Pamje nga ngjarja

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një nga punishtet e eksplovizvëve ruse ku si pasojë ka marrë jetën e 15 punonjësve në pjesën juglindore të Moskës.

Qeveria e rajonit Ryazan, ku ndodhet fabrika, tha se ata kishin vdekur në flakët e fabrikës në fshatin Lesnoye, 300 kilometra nga kryeqyteti.


“Fati i një personi mbetet i panjohur. Një person tjetër u shtrua në spital me djegie të rënda dhe është në gjendje të rëndë", deklaroi qeveria

Ministria e Emergjencave publikoi imazhe që tregojnë tym dhe mbeturina në ndërtesën e fabrikës së dëmtuar rëndë.

Më herët u shpreh se zjarri mund të kishte shpërthyer si rezultat i "shkeljeve të proceseve teknologjike dhe masave të sigurisë" në fabrikën lokale PGUP Elastic.

Fabrika konsiderohet një "kompani strategjike" nga qeveria ruse.

Sipas të dhënave  konglomeratit shtetëror Rostec i cili bashkon një sërë kompanish që furnizojnë produkte industriale ose të teknologjisë së lartë në sektorët civilë dhe ushtarakë.

Por mediat lokale thanë se ajo falimentoi në vitin 2015 dhe se punishtet e saj përdoreshin nga kompani të tjera të sektorit të eksplozivëve.

Zjarrfikësit fillimisht morën një raport se një zjarr kishte shpërthyer në uzinë në 08:22, tha ministria e emergjencave.

Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda, tha se kishte dërguar detektivë për të hetuar nëse fabrika kishte respektuar "nivelet e sigurisë industriale".

Më shumë se 170 shpëtimtarë po punonin në zonë, shtoi ai.

Kreu i administratës lokale tha më herët për mediat se 17 persona ndodheshin brenda punishtes së uzinës në momentin e zjarrit. 

Shqetësime për standardet e sigurisë

Autoritetet thanë se zjarri – i cili mbulonte një sipërfaqe prej 160 metrash katrorë – ishte shuar dhe nuk përbënte rrezik për banorët vendas.

Pamjet amatore në mediat sociale ruse treguan rreshta kamionësh zjarrfikës në vendngjarje me mbeturina të djegura në një zonë të pyllëzuar pranë fabrikës.

Zjarret aksidentale janë të zakonshme në Rusi, ku qindra zjarre regjistrohen çdo vit për shkak të mungesës së amortizimit, infrastrukturës së shkatërruar dhe mosrespektimit të standardeve të sigurisë që shpesh janë të dobëta.

Në fatkeqësinë më të rëndë të zjarrit të Rusisë në kujtimet e fundit, një ferr në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovës në vitin 2018 la 64 njerëz të vdekur, përfshirë 41 fëmijë.

Hetuesit thanë se zjarri rezultoi nga "shkeljet flagrante" të normave të sigurisë, duke përfshirë daljet e emergjencës të kyçura dhe sistemet e alarmit jofunksional, duke bërë që presidenti Vladimir Putin të kërkojë përgjigje.

Autoritetet pas kësaj zbuluan se qindra vende tregtare dhe kulturore në të gjithë vendin bien nën standardet e sigurisë nga zjarri.

Jo më larg se para një viti, 11 persona u vranë në dhjetor 2020 në një shtëpi të moshuarish në rajonin Urals të Bashkortostanit që zyrtarët thanë se funksiononte mbi kufijtë e kapacitetit.

Ngjarje fatale ishte edhe zjarri të madh në një fabrikë historike në Shën Petersburg në Prill 2021, hetuesit thanë se vendi kishte një numër shkeljesh për sigurinë nga zjarri dhe se menaxhmenti kishte vazhduar punën pavarësisht se ishte në dijeni të tyre.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës