Shpërthime në Belgorod të Rusisë

 

Raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime në qytetin rus Belgorod, në afërsi të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga dy dëshmitarë të cilët folën për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”.

Shpërthimet janë dëgjuar në pjesën jugore të qytetit, por nuk është ende e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet dhe nëse ka dëme apo viktima.

Kujtojmë se Kremlini ka raportuar ditët e fundit se janë një seri sulmesh që sipas tij janë kryer nga forcat ukrainase në Belgorod dhe rajone të tjera jugore që kufizohen me Ukrainën.

Dje u dëgjua një shpërthim në fshatin Staraya Nelidovka në Belgorod dhe si pasojë një depo municioni në rajon mori flakë. Në fillim të këtij muaji, Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendoi se një depo karburanti u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës pasi ata kaluan kufirin me Rusinë. Ditën e sotme Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova akuzoi Perëndimin se i bën thirrje hapur Kievit të sulmojë Rusinë dhe e paralajmëroi atë të mos testojë durimin e tyre.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin Kievin gjatë takimit të Zelenskyt me Guterres: Sulm për të poshtëruar OKB-në! Sekretari: Jam i tronditur


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit