Lufta/ Dritë jeshile nga Joe Biden për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët 'F-16' të prodhuar nga SHBA! Moska shpall non-grata Obamën

Lufta/ Dritë jeshile nga Joe Biden për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët 'F-16' të prodhuar nga SHBA! Moska shpall non-grata Obamën

Joe Biden dhe Barack Obama

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në takimin e G7 në Hiroshima, ku janë shpallur sanksione të reja kundër Moskës.

Joe Biden ka bërë me dije se do ketë dritë jeshile për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët 'F-16' të prodhuar nga SHBA. Për diskutimet rreth bashkëpunimit ushtarak, Biden do takohet me Zelenskyn në samitin e G7. 

Nga ana tjetër, Moska ka shpallur non-grata 500 shtetas amerikanë, të cilët i ka shpallur non-grata përfshirë edhe ish presidentin e SHBA-ve, Barack Obama

Në Ukrainë vijojnë bombardimet. Gjatë natës pati shpërthim në Kiev dhe në qytete të tjera. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mblodhi kabinetin ushtarak për të bërë gati kundërsulmin.

“Jemi duke u përgatitur”, tha ai pa dhënë detaje të tjera.

Sipas mediave të huaja, SHBA i ka dërguar mesazh: "Nuk do t'i pengojmë aleatët të dërgojnë avionë F16 në Kiev". Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të takohen me të dërguarit special të Papës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Zelensky pritet të takohet me Biden në samitin e G7, diskutohet për mbështetjen ushtarake të SHBA ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7 në Japoni, në Hiroshima, ku planifikon të takohet me presidentin amerikan Joe Biden . Andriy Yermak , shefi i zyrës së Zelensky, tha për TV ukrainas se do të diskutohet për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës sa i takon avionëve luftarakë.

 "Presidenti ukrainas do të takohet me Presidentin Biden në ditët në vijim," tha Yermak, duke vënë në dukje se dy udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë mbështetjen e SHBA për një "koalicion të avionëve luftarakë" për Ukrainën dhe çështje të tjera.

Ora 21:07
Biden: Përpjekje e përbashkët me aleatët për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët F-16

1682103770_Screenshot12.jpg

Presidenti i SHBA Joe Biden informoi udhëheqësit e G7 gjatë samitit të tyre në Japoni se Uashingtoni do të mbështesë një përpjekje të përbashkët me aleatët për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët F-16, raportoi CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane.

Ora 20:00
Vendet e G7 zotohen se do të ndihmojnë ekonomisht për rindërtimin e Ukrainës

Vendet e G7 janë gati të zotohen për mbështetje për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Kjo mund të lexohet në deklaratën e përbashkët për Kievin, e cila ripohon angazhimin për t'i garantuar Ukrainës mbështetjen ekonomike që i nevojitet. 

Në deklaratë theksohet gjithashtu se "nën udhëheqjen e presidencës japoneze të G7, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, është siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme buxhetore për vitin 2023 dhe fillimin e 2024".

Ora 15:52
Erdogan: Nuk do ta sanksionojmë Rusinë

1678864035_fh.JPG

“Ne nuk jemi në pikën ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore”. Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një interviste për CNN , siç raportohet nga kanali televiziv në faqen e tij të internetit. “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo sektor të mundshëm”, shtoi presidenti turk, duke e cilësuar marrëdhënien e tij me Putinin si “të veçantë”.

Ora 09:24
Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ja kush është në shënjestër

Ndërsa samiti i G7 po zhvillohet në Japoni, Britania e Madhe ka njoftuar një valë të re sanksionesh ruse që synojnë 86 biznese dhe njerëz të lidhur me luftën.

Dje u konfirmuan ndalimet e importit të diamanteve dhe metaleve ruse, e ndërsa prej kohësh shtetet kanë ndëshkuar Rusinë dhe sulmin e saj ndaj Ukrainës përmes sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe politike.

Këtu është një përmbledhje se kush është në shënjestër sipas paketës së sanksioneve të reja

Energjia

Kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom UMATEX, i cili prodhon materiale të përbëra të bazuara në fibra karboni për Rosatom

TRINITI, kërkimi dhe zhvillimi i të cilit në fizikën lazer financohet drejtpërdrejt nga Urdhri i Mbrojtjes Shtetërore të Rusisë

Oleg Romanenko, një zyrtar kryesor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

13 anëtarë të bordit të drejtorëve të Gazprom-Neft

Pesë anëtarë të bordit të drejtorëve të Transneft

Metalet

Igor Altushkin, oligarku miliarder që zotëron kompaninë ruse të bakrit

Tetë kompani të tjera të lidhura me prodhimin e metaleve në Rusi

Ndalimi i importeve të metaleve ruse duke përfshirë aluminin, nikelin dhe bakrin

Transporti

24 individë dhe subjekte të lidhura me shërbimet e transportit të Rusisë

Kjo përfshin Paëell Shipping Co, State Grain Corporation (GZO) dhe drejtorin e tyre Nikita Busel, të cilët janë të lidhur me vjedhjen sistematike të grurit ukrainas

Gjashtë kompani të mëdha ruse të transportit

Ushtarake

20 drejtues dhe kompani të mbrojtjes - duke përfshirë Alan Valerievich Lushinkov dhe Vladimir Nikolaevich Lepin, të cilët janë të dy drejtorë të SHA Concern Kalashnikov, e cila prodhon 95% të të gjitha armëve të zjarrit në Rusi 

SHA BMZ, e cila ka prodhuar mina kundër personelit dhe antitank

SHA Motovilikhinskiye, një degë e pakicës e konglomeratit rus të mbrojtjes Rostec, e cila prodhon obusa

Bankat

Pesë institucione financiare duke përfshirë SHA Dom RF dhe Bankën e Investimeve Metalurgjike

Ora 09:04
Kievi: 16 dronë dhe 3 raketa ruse janë rrëzuar gjatë natës

1684480315_ukraine.JPG

Forcat ruse lëshuan mbrëmë 22 drone kamikaze Shahed dhe gjashtë raketa lundrimi në Ukrainë, njoftoi Forca Ajrore e Kievit, raporton Rbc-Ukraine. 

Forcat e Mbrojtjes Ajrore kanë arritur të rrëzojnë 16 dronë dhe tre raketa lundrimi Kalibr.

Ora 08:08
Samiti i G7 në Hiroshima, presidenti ukrainas udhëton të dielën për në Japoni

1683972893_zelensky.JPG

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të dielën për në Japoni ku do të marrë pjesë në samitin e G7.

"Gjëra shumë të rëndësishme do të diskutohen atje dhe prandaj duhet të jetë i pranishëm presidenti ynë që është absolutisht thelbësor për të mbrojtur interesat tona," tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes..

 

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 19/05/2023 09:41

    Nuk e kuptoj se ku duan te arrijne duke kerkuar arme dhe asnje nuk kerkon bisedime per paqe ? Konflikti me teper po agravohet dhe zoti e di se ku do ti veje fundi

    Përgjigju
    • Or tej: 19/05/2023 11:20

      Interesat per te shitur armet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën