Shpërthime në vullkanin aktiv më të madh në botë, Shërbimi Gjeologjik në SHBA: Rreziqe nga rrjedhja e lavës

Shpërthime në vullkanin aktiv më të madh në botë, Shërbimi Gjeologjik në SHBA: Rreziqe nga rrjedhja e lavës

Pamjet e postuara nga USGS për vullkanin 'Mauna Loa'

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë alarmin për shpërthimin e vullkanit më të madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hauaii.  Në dy orët e fundit para shpërthimit, u regjistruan dhjetëra tërmete që varionin nga 2.5 në 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Shpërthimi filloi rreth orës 11:30 të së dielës mbrëma ndërkohë që shërbimi ka paralajmëruar se erërat mund të bartin gazra vullkanikë.

“Aktualisht, rrjedha e llavës është kufizuar dhe nuk përbën një kërcënim për komunitetet në shpatet  e vullkanit”, thuhet në njoftim.

Megjithatë i njëjti shërbim njofton se referuar herëve të kaluara, rrjedha e lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi. Observatori i vullkanit të Hauait do të kryejë vëzhgim nga ajri për të vlerësuar karakteristikat e shpërthimit dhe rreziqet e mundshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja