Shpërthimet me eksploziv, Tahiri takim me Llallën dhe Ajazin

/ATSH/- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi  sot një takim me kryetarin e SHISH, Visho Ajazi dhe Kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Takimi në ministrinë e Brendshme,  lidhur me shpërthimet e ndodhura sot në kryeqytet zgjati rreth 20 minuta.

Mësohet se takimi mes Tahirit, Ajazit dhe Llallës kishte si qëllim, bashkërendimin e veprimeve pas ngjarjeve të dhunshme. Mes objekteve që shpërthyen këtë mëngjes, ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit Tahiri.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë, të cilat mund të kenë fiksuar ndonjë detaj për ngjarjen.

Shpërthimet me eksploziv të regjistruara gjatë natës në Tiranë kanë qenë në fokus edhe të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm. Kryetarja, Arta Dade, dënoi aktet e dhunës ndërsa shpehu solidarizimin me familjet e sulmuara me tritol. Aktet e dhunës u dënuan edhe nhga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri