Shpërthimet në Tiranë, i njëjti
numër celulari thirrje në dy bombat

Shpërthimet në Tiranë, i njëjti<br />numër celulari thirrje në dy bombat
TIRANE- Dy bombat e telekomanduara njëra në rrugën kongresi i manastirit ndaj farmacisë në pronësi të Bashkimit tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe njëra në rrugën “Muhamet Gjollesha” shumë pranë vendit ku Bashkim Tahiri parkonte automjetin janë vendosur nga i njëjti person.

Ky fakt konfirmohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi i cili ka sqaruar detaje për atentatet e një dite më parë në Tiranë. Sipas kreut të policisë dyshohet se dy eksplozivet ai te farmacia e Bashkim Tahirit dhe tek "Vasil Shanto", pranë stacionit të autobusit janë vendosur nga e njëjta dorë. 

Kreu i policisë së Shtetit Artan Didi gjatë konferencës për mediat ka bërë me dije se për të tre rastet Policia e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera është duke u hetuar, ndërsa ka deklaruar se këto akte kërkojnë të nxisin pasigurinë. Didi ka theksuar gjithashtu se hetimet janë drejtuar drejt autorëve të këtyre ngjarjeve, por edhe kush e armatos dorën e kriminelëve ndaj familjarëve të atyre që janë në qendër të luftës ndaj krimit.

Sakaq, A1 Report ka mundur të mësojë nga burime pranë grupit hetimor se numri nga i cili është kryer thirrja telefonike drejt bombës në farmacinë në rrugën “Kongresi i Manastirit” është i njëjti me atë që ka kryer thirrjen në bombën pranë vend parkimit të automjetit të Bashkim Tahirit në rrugën “Muhamet Gjollesha”, e cila fatmirësisht s’ka shpërthyer por thirrja drejt saj është kryer para shpërthimit në farmaci.
 
Po ashtu mësohet se bomba e vënë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në unazë, pranë vendit ku parkon automjetin babai i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik. Këto janë detajet e reja të zbuluara nga policia, përmes bombës së  pashpërthyer që ka lënë në dorën e policisë një provë të rëndësishme siç është karta SIM e celularit të vendosur në mekanizmin e bombës.


Dhe sipas policisë në këtë kartë telefoni ka mbërritur një thirrje nga i njëjti numër i cili pak minuta më pas ka dërguar thirrjen telefonike dhe në mekanizmin e bombës vendosur në farmaci, e cila shpërtheu.

​Dy telefonata ndoshta jane nisur nga zona te Linza.

Didi: Shpërthimi i parë në farmacinë e Bashkim Tahirit në orën 02:50
"Në ngjarjet me eksploziv e datës 10 shkurt 2015 në Tiranë janë evidentuar  2 ngjarje me shpërthim eksplozivi dhe një e mbetur në tentativë, e para në farmacinë e Bashkim Tahirit, rreth orës 02:50. pas njoftimit shërbimi i policisë shkoi në vendngjarje dhe nisi proceduarat për zbulimin ne ngjarjes dhe rezultoi se në pjesën e jashtme të kondicionerit është vendosur eksploziv si dhe është dëmtuar kondicioner. Nga masat e marra dhe këqyrja në vendngjarje rezulton se lënda plasëse është e llojit tritol në masën 400 gr me komandim në distancë nga celulari."- tha Didi.

Didi: Shpërthimi i dytë në orën 03:56, në banesën e efektivit
“Në orën 03:56 eksplozivi i dytë ishte vendosur në rrugën Arben Minga tek pallati nr 47/7 në banesën e  Alfred Lumanit policia shkoi në vendngjarje dhe u ngrit grupi hetimor me specialistë dhe u konstatua se në katin e 5 kishte shpërthim. Nga verifikimi rezultoi se Numani nuk kishte njerëz në banesë. Nga rezultoi se u konstatua se ngarkesa ishte në parapetin e shkallëve në larg 1 m nga dyshemeja shenja bloze në tavan dhe rrëzimi i murit mbrojtës mes dy kateve. Dy fitila të djegura dhe me karakter të barutit të djegur. Lloji tritol 400 gr shpërthimi me fitil përcjellës.”-tha Didi

Didi: Në orën 06:10 u konstatuan 2 kallëpe tritoli pranë urës te ‘Vasil Shantos’
 ““Në 06:10 pika e kontrollit u njoftoi se në stacionin pranë urës Vasil Shanto kishte pako të dyshimtë. Gjetën pako të mbështjellë she njoftuan sallën operative dhe përgjegjësit që larguan qytetarët deri në mbërritjen e ekspertëve. Shpërthimi i komanduar nga Renea. Nga këqyrja u sekuestro 1 pako me lëndë të ngjashme me tritol rreth 400 gram dhe prova të tjera.”- tha Didi.

Shpërthimet, Didi: Tentohet të nxitet pasiguria, hetim edhe kush i armatos 
“Ngjarje të tilla synojnë të nxisin pasigurinë dhe frikën nëpërmjet fijeve të krimit. Ata duan të krijojnë përshtypjen e një situate destabiliteti. Kjo është frymë ndërgjegjësimi që përfshin të gjitha strukturat. Hetimet janë drejtuar drejt autorëve të këtyre ngjarjeve por edhe kush e armatos dorën e kriminelëve ndaj familjarëve të atyre që janë në qendër të luftës ndaj krimit. Policia e vendosur të ndalojë çdo akt të tillë do zbulojnë autorët, jemi në kontroll të situatës, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët për zbulimin e veprave kriminale.


Deklarata e plotë e Kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë