Të gjithë mund të mendojnë se Lay Gaga është shumë e lumtur pasi ajo është shumë e suksesshme, me koncerte të shumta në mbarë botën, fituese e çmimeve më të rëndësishme në muzikë.

Por në fakt nuk është kështu. Ajo nuk ndihet e lirë dhe e merr malli për njerëzit. Gjatë një intervistë për ‘’CBS Sunday Morning’’, ajo është shprehur se nuk bën një jetë normale dhe se i mungojnë njerëzit.

“Më mungon të shkoj diku dhe të njoh njerëz të rastësishëm për të bërë një bisedë të zakonshme për jetën. I dua njerëzit”, është shprehur Gaga.

Teksa përpiqej të fliste, hitbërësja e Perfect Illusion, shpërtheu në lot dhe tregoi sa e vështirë është mos ndjehesh e lirë kur je në publik.

Lady Gaga e dha këtë intervistë për të promovuar gjithashtu albumin e saj të fundit Joanne, i cili u klasifikua në Billboard 200 në SHBA muajin e kaluar si dhe u rendit në vend të tretë në Britani.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com