Shpërthimi i vullkanit në Islandë, reagon studiuesja: Mund të vazhdojë për disa shekuj

Shpërthimi i vullkanit në Islandë, reagon studiuesja: Mund të vazhdojë për disa shekuj

Dr. Evgenia Ilyinskaya

Studiesja Dr. Evgenia Ilyinskaya, nga Universiteti i Leeds, thotë se imazhet që dalin nga Islanda janë shumë të vështira për t'u besuar, shumë të vështira për t'u parë.

Ajo tha për BBC Breakfast se kjo pjesë e Islandës nuk ka pasur shpërthime për 800 vjet dhe hera e fundit që lava kërcënoi një qytet ishte 50 vjet më parë më 1973.

Kur u pyet se sa kohë mund të zgjasin shpërthimet, ajo paralajmëroi se kjo mund të vazhdojë për disa shekuj.

“Mendoj se të gjithë shkencëtarët që punojnë për këtë tani bien dakord që ne po hyjmë në atë që quhet ‘Zjarret e Reja të Rejkjanes’ dhe ky është një episod i shpërthimeve shumë të shpeshta. Pra, ne po flasim për çdo disa muaj ose një herë në vit ose më shumë që mund të vazhdojë për disa dekada ose disa shekuj", tha studiuesja.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë