Shpërthimi me 10 të vdekur në 
Stamboll, identifikohet kamikazi

Shpërthimi me 10 të vdekur në <br />Stamboll, identifikohet kamikazi
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur si pasojë e një shpërthimi kamikaz në Stamboll të Turqisë, shprehen autoritetet turke. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin historik të Sulltanahmetit në afërsi të Xhamisë Blu, një nga zonat më frekuentuara nga turistët ku në ndihmë të të plagosurve kanë mbërritur disa ambulanca.

Ora 16:40 Identifikohet autori i sulmit, Nabil Fdili nga Arabia Saudite
Zbulohen detaje të reja lidhur me atentorin e sulmit të sotëm në Stamboll që shkaktoi 10 viktima dhe 15 të plagosur, shumica turistë gjermanë.  Autoritetet turke deklarojnë se kanë identifikuar personin që u hodh në erë në sheshin Sulltan Ahmet, bëhet fjalë për Nabil Fadli, i lindur në Arabinë Saudite. Sipas shërbimeve inteligjente ai kishte hyrë kohët e fundit në Turqi nga Siria. Pak pas sulmit presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se kanë të bëjnë me një sulm terrorist nga militantët e Shtetit Islamik.

Ai shtoi se vendi i tij nuk do të sprapset deri në asgjësimin e kërcënimit terrorist në vend. Nga ana tjetër kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, zhvilloi një takim urgjent me ministrin e brendshëm si dhe numrin një të zbulimit.

Siç raporton BBC, Davutoglu i telefonoi edhe kancelares gjermane Angela Merkel për ti shprehur ngushëllimet pasi 9 prej viktimave ishin turistë gjermanë. Sipas kryeministrit turk, atentatori është anëtar i ISIS. Shpërthimi i sotëm ndodhi në zemër të Stambollit, në zonën turistike Sulltan Ahmet, ndodhet mes Xhamisë Blu dhe Katedrales Sofia.

Sulmi ndodh vetëm pak muaj nga masakra në Ankara me mbi 100 të vdekur që ashtu si dy anetatet e mëparshme që ndodhën në pjesën juglindore kurde, i është atribuar xhihadistëve të ISIS. Qeveria turke ka nisur prej kohësh një luftë kundër militantëve kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit që ka kryer dhjetra sulme në këtë pjesë të vendit, duke shkaktuar jo pak viktima nga radhët e forcave të rendit.
 

Ora 13.15 Bushati: Shqipëria në krah të Turqisë
Ministri Bushati reagon ne tëitter për sulmin terrorist të ndodhur në Stamboll. “Ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit terrorist të ndodhur sot në Stamboll. Si aleat Shqipëria solidarizohet dhe është krah Turqisë në këto momente,” shkruan Bushati.

Ora 12.40 Presidenti Erdogan: Shpërthimi, sulm kamikaz nga një sirian
Një kamikaz sirian dyshohet të jetë përgjegjës për shpërthimin e ndodhur paraditen e së martës në qytetin historik të Sulltanahmetit. Kështu ka deklaruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan said.
“Unë dënoj sulmin terrorist në Stamboll i cili u shkaktua nga një kamikaz me origjinë siriane. Fatkeqësisht në mesin e 10 të vrarëve janë turistë të huaj dhe shtetas turq. Po ashtu janë plagosur 15 persona”, tha Erdogan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0