Report Tv ka siguruar videon e momentit kur i vendoset lëndë plasëse servisit në pronësi të Tol Mëhilli në fshatin Ishull Shëngjin, Lezhë. Aty duket kur afrohet motori me 2 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, që hedhin lëndën plasëse dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa sekonda me pas shihet shpërthimi që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes.
Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, 58 vjeç, u hodh sasia e vogël lëndë plasëse, dhe si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Djali i pronarit të servisit Klaudio Mëhilli foli për ngjarjen duke treguar se ishin në gjumë në banesën që ndodhet një kat sipër servisit. Autorët u kapën nga kamerat e sigurisë të karburantit.
Klaudio tregoi se nuk kanë konflikt me njeri dhe shpresojnë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente.
"Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditëm të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia", tha Klaudio Mëhilli.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Servisi i demtuar
Momenti i shperthimit
Autoret largohen me motor