Shpërthimi me tritol në Bathore/ Tre të shoqëruar, hakmarrja dhe azili, dy pistat e hetimit

Për shpërthimin e eksplozivit në banesën e Gazmir Dacit, policia e Tiranës ka shoqëruar 3 persona të dyshuar. Ata janë ndaluar nga uniformat blu dhe mbahen në qeli, por ende nuk ka prova që i lidhin me ngjarjen. Burime nga Policia e Tiranës thotë se në vendin e ngjarjes nuk është lënë asnjë provë dhe se hetuesit po punojnë për të gjetur pronarin e makinës me të cilin autori mbërriti pranë banesës së familjes Daci, hodhi lëndën shpërthyese dhe më pas u largua me shpejtësi.

Gjithashtu Policia po mban në vëzhgim familjen Kolaveri, me të cilën familja Daci ka konflikt prej vitit 2015. Hetuesit sqarojnë për Report TV se deri më tani nuk është shoqëruar asnjë prej anëtarëve të familjes Kolaveri, por është zgjedhur që të vëzhgohen lëvizet e tyre ditët e fundit. Për sa i përket lëndës shpërthyese dyshohet se ajo është përgatitur në mënyrë artizanale dhe më pas është hedhur pranë banesës së familjes Daci.

Aktualisht hetuesit janë përqendruar te pista e hakmarrjes, pasi në 2015 Gazmir Daci vrau Valmir Kolaverin dhe plagosi rëndë vëllain e tij Robert Kolaverin. Një vit më pas djali tjetër i familjes Kolaveri, Ergys Kolaveri i bëri atentat në burgun e Vaqarrit Gazmir Daci, por pa sukses. Këto vrasje dhe plagosje kanë bërë që oficerët e krimeve të rënda të mbajnë në vëzhgim të rreptë familjen Kolaveri.

Por nuk përjashtohet pista që eksplozivi të jetë shpërthyer për të përfituar azil. Kjo pasi Xhelal Daci prej disa muajsh ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi i trembet hakmarrjes dhe ka kërkuar që edhe familja e tij të përfitojë azil, por deri më tani nuk ja ka arritur.

Rreth 150 gr lëndë eksplozive u vendosën te banesa e familjes Daci mëngjesin e së premtes. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa ka thyer xhamat edhe të disa ndërtesa të tjera në zonë. Xhelal Daci në një lidhje telefonike për Report Tv tha se nëse shteti nuk merr masa, atëherë ai do të hakmerret ndaj familjes Kolaveri. Për krimin që ka bërë djali I tij Gazmir Daci, kryefamiljari tha se nuk mban përgjegjësi pa po vuan dënimin në burgun e Vaqarrit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'