Shpërthimi në derën e shtëpisë së Armand Dukës, konflikti me vëllezërit Koka dhe inskenimi, 2 pistat kryesore të hetimeve! I arrestuari Hasanaj nuk pranon krimin

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar akuzën. Ai nuk ka pranuar të flasë për asgjë tjetër, përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet.

Arlen Hasanaj rezulton se është kushëri dhe person i afërt me Krenar Hasanajn, i cili ka qenë administrator në kompaninë Kantinta 'Gjergj Kastriot Skënderbeu', në pronësi të familjes Koka. Krenar Hasanaj sipas këtyre dokumenteve ka qene edhe administrator i kantinës në pronësi të Lefter e dhe Nar Kokës, por në periudha të ndryshme edhe aksioner. Duke qenë se ka dyshime se mes Armand Dukës dhe vëllezërve Koka ka pasur konflikte këto vitet e fundit, edhe pse kanë marrëdhënie familjare. Dhe Arlen Hasanaj mund të jetë përdorur për të çuar mesazh. Megjithatë vetë Krenar Hasanaj kontakton me Report Tv  dhe ka mohuar lidhje me Arlen Hasanajn.  "Unë jam Krenar Hasanaj, ish Administrator i Kantinës në Durrës. Ka që 6-vite që jam larguar nga puna dhe zotërinë që akuzohet në Durrës për vënie tritoli nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje". 

Ndërkohë që pista tjetër është ajo e inskenimit nga ana e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për të larguar vëmendjen nga lajmet e fundit për skandale në drejtim të FSHF-së. Ndërkohë që të tjerë persona janë shoqëruar nga policia. 

Policia ka njoftuar sot se i ka komunikuar arrestin Arlen Hasanajt për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mbrëmjen e djeshme u arrestua 34-vjeçari Arlen Hasanaj, i cili rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.

Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë 'Euroshop Durrës'. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.

Report Tv solli më herët të gjithë videon e plotë, ku referuar pamjeve duket se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:03. I riu, të cilin dyshimet e Policisë janë se është Arlen Hasanaj, vjen me makinë, del dhe afrohet me qetësi dhe ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse tritol, sasia e vogël as 100 gram, dhe më pas e hedh te porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse, i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodhi edhe  shpërthimi. Askush nga familja e Dukës nuk ka dalë, ndërkohë që në video duket një grua përballë që del nga shtëpia dhe më pas brenda pak sekondave vjen policia. Ndërkohë që nga dita e shpërthimit te tritolit te dera e jashtme e deri me sot, Duka ka vendosu te ruaj vilen e tij me polici private.

FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme dhe tentativës së tij për të marrë një mandat të 6-të duke manipuluar zgjedhjet. E përballë këtyre tentativave është Bashkia e Tiranës, e cila e ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e kryeqytet. Duka e ka lidhur këtë ngjarje me këtë situatë, ku ka thënë se është kërcënuar me jetë nëse nuk le postin, e ndërsa PS-ja ka kërkuar që kjo ngjarje të mos politizohet.

Dokumenti që vërteton rolin e Krenar Hasanajt në kompaninë Kantina 'Gjergj Kastriot Skënderbeu'

(Kliko këtu për të parë dokumentin)

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka krimit, sale: 26/01/2022 12:52

    “Sulmohet” Duka me denoncim nderkombetar, le ide se rrezikohet jeta etc, papritmas del dikush dhe i ve 100 gr tritol me keq se tek filmi “Tomka me shoket e vet”!? Tani po e mbron Sala qe deri dje e sulmoi sa nderhyri Fifa, sot ne llogoret anti Veliaj. Pisllek kudo, por besoj se me parate qe ka me lidhjet e rilidhjet e reja Mut, Birish e plot do ja hedhi dhe kesaj here. Per Sifin posht, rri rehat se “nuk vret veten” kush ;)

    Përgjigju
  • Sunit hesapi barbare: 26/01/2022 12:29

    Hasont me shijaksit kane 30 vjet qe bejn lufte ne durres,pse beni sikur nuk e dini?

    Përgjigju
  • Sifi: 26/01/2022 11:53

    Skene filmash tragjikomik.U hodh tritol kur u be denoncimi per abuzimet e FSHF .Mos ndishta ishte indicue per krim shtetror sic tha Saliu.Megjithate Duka nuk vuri gishtin por ja la ne dore drejtesise.Mire qe nuk pati viktima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike