Kompania Bankers Petrolium ka nisur zyrtarisht dëmshpërblimin e banorëve në fshatin Marinzë pas incidentit të ndodhur në fillim të prillit në pusin e nxjerrjes së naftës në këtë fshat.

Nisja e kompensimit i cili do të jetë 100 % Kompania Bankers e ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi për mediat dërguara nga zyra e saj e shtypit. Në total sipas komisionit të vlerësimit të dëmeve janë 110 shtëpi të cilat do dëmshpërblehen, 44 tërësisht dhe 66 me riparime.
 
Referuar tokave bujqësore të dëmtuara nga shpërthimi i pusit më 1 prill kompania deklaron se ato do të merren me qira për dy vite nga Bankers, kohë e vlerësuar si e mjaftueshme për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës dhe kthimin e saj në gjendjen që ishte.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)