VIDEO+ FOTO/ Shpërthimi në Paris, 2 të zhdukur, 37 të plagosur e 4 në gjendje të rëndë

Një shpërthim i fortë ka ndodhur një ditë më parë, (21 qershor) në Paris dhe deri tani raportohet për 37 të plagosur, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë dhe 2 të zhdukur.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi kishte shumë aromë gazi. Epiqendra e shpërthimit ishte në rrugën qendrore Saint-Jacques në Paris, ndertësë në të cilën ndodhet shkolla amerikane e artit dhe dizajnit American Paris Academy, ku marrin pjesë shumë të huaj, veçanërisht amerikanë dhe anglezë.

Në katin e parë të ndërtesës, e ndërtuar në shekullin e tetëmbëdhjetë, ka kryesisht zyra. Në katet e sipërme janë klasat për studentët, për fat të mirë mungonin në masë të madhe pasi kurset kanë përfunduara dhe tashmë kanë marrë pushimet.

Fasada e ndërtesës u dëmtua krejtësisht. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dy ndërtesat ngjitur u shpëtuan nga flakët. Nga ana tjetër, në godinat përballë dhe fqinje, urdhri i rreptë për ata që ishin brenda ishte të mos dilnin. Mes dëshmitarëve, ishte dhe një avokate italiane, Francesca Bologna, e cila i tha ANSA: ‘Mendova se ishte një tërmet, shumë i fortë’.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët