Vazhdon tragjedia e familjes Zenuni pas shpërthimit në restorant në Velipojë të premten e 28 korrikut.

Pas vdekjes së pronarit të restorantit, Besnik Zenuni, ka humbur jetën edhe i biri i tij Hektor Zenuni.

Hektor Zenunaj ishte dërguar në Turqi për mjekim
Hektor Zenunaj ishte dërguar në Turqi për mjekim te specializuar, por ai nuk arriti ti bëjë balle plagëve të marra nga shpërthimi në restorantin “Il Cavaliero” në Velipojë.

Kujtojmë që vetëm dy dit pas shpërthimit të fortë u nda nga jeta edhe Besnik Zenuni, babai i Hektorit.

Ai ishte dërguar në spitalin e Djegie Plastikes në Tirane, por nuk arriti të mbijetonte.

Shpërthimi në restorant në 28 korrik
Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit “Fishta” ndodhi më 28 korrik, ku shkak sipas ISHTI u bë rrjedhja e depozitës së gazit 1 mijë litra, e cila më pas u përfshi nga flakët. Depozita e gazit ndodhej e fshehur në bodrumin e resortit.

Lokali u shkrumbua plotësisht brenda pak minutave, ndërsa u rrezikua jeta e pushuesve të shumtë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com