Shpërthimi në Zubin Patok/ Sveçla tregon arsyet e arrestimit të anëtarit të medias serbe

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga media serbe Kosovo Online.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit terrorist.

“Sa i përket pjesëtarit të Kosovo Online, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës/ Policia: Mund të jenë përdorur 15 - 20 kg eksploziv! 8 të arrestuar, dyshohet se kanë lidhje me 'Brigadën e Veriut' e 'Mbrojtja Civile'! Sveçla: Serbia financoi


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pëllumb Kulla: Shkrepëtima në vite

Pëllumb Kulla: Shkrepëtima në vite