Avdulla Dervishi, 64-vjeçari nga Tirana në lokalin e të cilit u plagosën 20 persona si pasojë e shperthimit të bombolës së gazit, është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë me pasojë plagosje dhe shkatërrim prone.
 
Në bar-pastiçerinë e Dervishit gati një vit më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i ngjashëm me atë në fshatin Beragozhdë të Pogradecit.
 
Ditën e shpërthimit thuhet në përfundim të hetimeve i pandehuri ka tentuar të hapte saraçineskën e bombolës, dhe ambienti është mbushur me gazin që rridhte.

shperthimi don bosko
 
Menjëherë i pandehuri u ka kërkuar punonjësve që të ulnin çelsat e automateve të energjisë elektrike, por për shkak të veprimit të ndonjë shkëndije shpërthimi nuk është parandaluar.
 
Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Tiranës i është referuar një rregulloreje të vitit 1984 në të cilën ndër të tjera thuhet se "…ndalohet vendosja dhe shfytëzimi i bombolave me gaz nën presion në lokalet e shërbimit publik si restorante, kafe, kinema e të tjera…”. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)