Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast në maksimum/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast në maksimum/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Horoskopi

DASHI

Te dashuruarit do kenë edhe periudha entuziazmi gjate kësaj dite, por ne fakt jo gjithmonë do jete ashtu. Mbrëmja do jete me e trishtë. Beqaret do kenë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe kane pëlqyer dhe do ndihen keq për këtë fakt. Ne planin financiar do arrini ta mbani situatën nen kontroll dhe nuk do josheni aspak për te blere gjera te shtrenjta.

DEMI

Nëse jeni ne një lidhje Merkuri do ua beje çdo moment shume te bukur. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do jeni te pandashëm. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer dhe te gatshëm për te përjetuar edhe aventura momentale. Çështjet financiare nuk do ju shkaktojnë asnjë problem. Keni ditur si t’i menaxhoni se fundmi dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

BINJAKET

Gjate kësaj dite do keni mundësi edhe për ndonjë aventure, por nëse e doni atë qe keni ne krah as nuk duhet te tentoni. Do shkatërronit një marrëdhënie te ndërtuar me aq mund. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe as qe do e kenë mendjen për te menduar për një lidhje serioze. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes nëse nuk doni qe pasojat te ndihen gjate.

GAFORRJA

Planetët do e favorizojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe komunikimi me partneri do përforcohet. Do arrini t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vjetra. Për beqaret planetët kane surpriza te këndshme kështu qe ata duhet te jene gati ne çdo moment. Çështjet financiare do jene mjaft te mira dhe do ndiheni plotësisht te qete kur te hidhni çdo lloj hapi.

LUANI

Plutoni do sjelle here pas here vështirësi për ju te dashuruarit dhe do kaloni goxha momente delikate. Partneri nuk do in kuptoje si duhet disa nga qëllimet tuaja dhe do keqkuptohet. Beqaret do kërkojnë gjera ekstreme dhe nuk do preferojnë te afrohen me personat qe do iu bëjnë ftesa. Gjendja financiare do mbetet e kënaqshme nëse kujdeseni për këtë sektor. Po e lëshuat dorën do vuani pasojat.

VIRGJERESHA

Urani do jete pranë jush gjate kësaj dite, por duhet te bëni patjetër kujdes me xhelozinë e tepruar. Ka rrezik qe ne disa momente situata t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do bëjnë asnjë përpjekje për te filluar një lidhje dhe do merren me gjera te tjera interesante. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përkujdes dhe do shlyeni disa borxhe te hershme.

PESHORJA

Duhet te bëni sa me shume lëshime ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata edhe mund te ndërlikohet. Beqaret nuk do kenë aspak sukses ne dashuri dhe jeta për fat te keq do ju duket ende e trishtuar. Financat do jene delikate dhe kjo do ju pengoje te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme. Mos ngurroni ta pranoni ndihmën e te afërmve.

AKREPI

Sot do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do dini si t'i shprehni ndjenjat gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për te mos mbetur te vetmuar, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe do ju duhet te shpenzoni me tepër.

SHIGJETARI

Ne tërësi kjo e sotmja do jete një dite mjaft e qete. Do jeni gjithë kohës te kujdesshëm me çdo gjë qe do i kërkoni partnerit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do enden sa ne një vend ne një tjetër duke kërkuar dashurinë e madhe, por sot serish do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa ne mënyrë qe te siguroni edhe një te ardhme te ndritur.

BRICJAPI

Dite e mbushur me aventura te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast ne maksimum. Beqaret qe nuk kane besuar kurrë ne dashuri me shikim te pare do surprizohen me tepër nga te gjithë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.

UJORI

Dite e mbushur me emocione pozitive dhe me pasion te madh do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishin imagjinuar se emocionet do ishin kaq te mëdha. Beqaret nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse ne fakt edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli. Buxheti do ketë përmirësimet e para pas disa arritjeve ne planin profesional. Me pak me shume këmbëngulje do arrini edhe me tepër.

PESHQIT

Ka rrezik qe problemet ne çift te thellohen edhe me shume sot. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do gjenden ndërmjet dy zgjedhjesh te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mire është t'ua vene veshin këshillave te miqve besnike. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe te ruani ekuilibrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)