Shpëtim Gjika mund të përfitojë
nga amnistia e 100 vjetorit

TIRANE- Shpëtim Gjika kryetari i Bashkisë së Vlorës përpos argumenteve që ai pritet të sjellë në Gjykatën e Tiranës në favor të pafajsisë së tij mund të ketë një “dorë” ndihmë dhe nga qeveria e kaluar e drejtuar nga kryeministri Berisha. Vepra për të cilën akuzohet kreu i bashkisë së qytetit bregdetar të Vlorës, falsifikimi i dokumenteve është amnistuar bashkë me të gjitha veprat e tjera penale në amnistinë e iniciuar nga Berisha dhe të hyrë në fuqi më 28 nëntor 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë përfituar 2094 persona në “hetim dhe të dënuar”.

“Rezulton se pjesa më e madhe janë të dënuar për vjedhje, pastaj ka edhe për plagosje të rëndë paragrafi parë, për falsifikim, armëmbajtje pa leje në paragraf të dytë dhe vepra të tjera”, ka deklaruar asokohe një ndër zyrtarët më të lartë të Burgjeve.

Pikërisht klauzola e vendosur në ligjin për amnistinë për 100 vjetorin e pavarësisht e cila ka hyrë në fuqi ditën kur u themelua shteti shqiptar nga plaku i Vlorës Ismail Qemali, sipas të cilës të gjitha veprat e përcaktuara në këtë amnisti që janë proceduar para 30 shtatorit të vitit 2012 pushohet procedimi penal, për më tepër nuk nis çështja penale, është “shpëtim” për Gjikën.

Burimet saktësojnë se ardhja në Tiranë për gjykim e dosjes në ngarkim të kreut të bashkisë së Vlorës Gjika, me gjyqtarë dhe prokurorë që janë jashtë ngarkesave lokale vlonjate, pikërisht në funksion të kalimit të çështjes drejt aministimit ka ardhur, duke u mbështetur në ligjin e hyrë në fuqi më 28 nëntor 2012 që i amnistonte të gjitha çështjet që kishin të bënin me falsifikimin e dokumenteve.

Ajo që mbetet mister është fakti se si do të paraqitet çështja e aministimit të veprës penale të falsifikimit. Njëri ndër variantet më të mundshme është që, me përfundimin e hetimit të të gjithë anekseve të tjera të veprës penale me lejet e ndërtimit në bregdetin e qytetit të Vlorës, vetë organi i akuzës apo dhe gjykata mund të heqin dorë nga shqyrtimi i dosjes në ngarkim të kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.

Dhe në këtë rast mbyllet çështja për të, referuar aministisë së 100 vjetorit të pavarësisë. Por në rast se kërkohet nga vetë Gjika referenca ndaj aministimit të 100 vjetorit të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve për të cilën ai akuzohet, atëherë vërtet nuk do të ketë kosto ligjore, por kostoja politike do të jetë jo fort e lehtë për të. Pasi, pavarësisht fotos miqësore, postuar dhe në facebook, me kryeministrin Edi Rama, vetë Gjika do të ketë një rënie të krediteve politike deri në dorëheqje nga posti, nëse pranon falsifikimin dhe çështja mbyllet me amnisti.
 
LIGJ/ Nr. 107/2012
PËR DHËNIE AMNISTIE

 
...Neni 3
Kriteret për përfitimin e amnistisë
1. Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:
a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator 2012, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 28 nëntor 2012, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
d) të dënuarat femra, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me
përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 28 nëntor 2012 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;
e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 79, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.
2. Të gjithë të dënuarve që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafit 1 të këtij neni, u zbritet 1/4 e dënimit të mbetur, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji. Në rastin e personave përsëritës, të dënuar për të njëjtën vepër penale, nuk zbatohet zbritja sipas këtij paragrafi.
 
Neni 5
Pushimi i ndjekjes penale
1. Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 shtator 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.
2. Sipas kompetencës së dhënë nga Kodi i Procedurës Penale dhe në varësi të fazës apo të shkallës së procedimit penal, prokurori ose gjykata vendosin mosfillimin e çështjes penale apo pushimin e çështjes penale për veprat penale që amnistohen.
 
 
Kodi Penal
 
Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)
Falsifikimi ose përdorimi i do kumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën