Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas shpëtimit të 31-vjeçares në malin e Çikës në Vlorë pasditen e sotme. Ministrja shprehet se njësia shëndetësore e Bazës Ajrore Farkë sfidoi terrenin e vështirë duke shpëtuar alpinisten.
“Heroikë në kuptimin e plotë të fjalës! Respekt dhe vlerësim të pafundëm për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora” thotë ministrja.
Një alpiniste u rrëzua pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Çikës në Vlorë dukë pësuar disa dëmtime në trup, ndërsa u transportua menjëherë me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën (lexo këtu).