SIÇILI - Një peshkarexhë e cila kishte në bord, 600 refugjatë, dhe të paktën 30 të vdekur, është shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Marina Ushtarake italiane në ngushticën e Siçilisë.
Mësohet se viktimat kanë humbur jetën e tyre për shkak të asfiksisë. Ndërkaq policia italiane ka transportuar anijen në portin e Pozzallos ku edhe po kryhet zhvendosja e truopave të pajetë nga peshkarexha.
Siç raportojnë mediat italiane në bordin e peshkarexhës ndodheshin gjithashtu edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen.
Kjo nuk hera e parë e një rasti të tillë për policinë italiane. Që nga e premtja, Marina Ushtarake italiane ka arritur të shptëojë 7 anije me rreth 1654 refugjatë që tentonin të futeshin në Itali, dhe që vinin nga vendet afrikane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO