Shpëtoi njerëzit nga zjarri, shqiptari hero merr nënshtetësinë greke, Presidenti: U jemi borxhlinj

Shpëtoi njerëzit nga zjarri, shqiptari hero merr nënshtetësinë greke, Presidenti: U jemi borxhlinj

Gani Jake

Zyrtarisht një shqiptar dhe dy egjiptianë morën sot nënshtetësinë greke nga Presidenti Pavlopulos në një ceremoni në Athinë. Peshkatari shqiptar Gani Jake 35-vjeç dhe egjiptianët u vlerësuan në shenjë mirënjohje për shpëtimin e grekëve në korrik në zonën e Matit nga zjarri masiv që shkaktoi 100 viktima. Nga flakët masive shumë qytetarë u detyruan të hidhen në det për të shpëtuar, ndërsa më pas peshkatarët, mes tyre edhe 35-vjeçari shqiptar ndërhyn duke i shpëtuar.

Gani Jake u shpreh se pavarësisht fesë dhe kombësisë gjithkush duhet ndihmuar kur gjendet në nevojë. Ai tregoi se ka marrë shumë falënderime nga banorët e zonës, por jo vetëm. Ndërsa presidenti grek u shpreh se “Greqia ka borxhin e saj ndaj jush dhe ndaj asaj që keni bërë. Greqia që ju mirëpret është Greqia e humanizmit dhe solidaritetit”. Lajmi ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Ceremonia e dhënies së nënshtetësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ferdi brk grusur: 03/01/2019 16:13

    Eshte detyr e cdo Qytetari te vije ne ndihme personave kur kane nevoj.... NJE BRAVO TE VERTET. Mbarsia te erdhi ne 2019 bashk me begatin e te qenit Qytetar Europin.:-):-):-)

    Përgjigju
  • Fredi: 03/01/2019 10:49

    Të pshurrsha atë nenshtetesi!

    Përgjigju
  • andrea: 03/01/2019 10:28

    Me vjen keq per shqiptatet edhe greket sepse jemi te shfrytezuar nga politica un them se populli shqiptar edhe ai grek jan te mire te dy sepse po ts ishte ne te kunderten nuk do ishin nje milojn shqiptate ne athine edhe populli grek sdo i lejonte aanjhehe kshu qe ti harroj politiken edhe njerzit te jetojm ne paqe si komshi te mir nuk duhet asgje nje kufi i vendosur per sherr te lire edhe te mire shpresoj qe mentaliteti jon te jet sa me i hapur me njeri tjetrin nje dit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë