Shpëton pasi hidhet nga kati i 4-t
Banorët: Për pak u dogjëm të gjithë

Shpëton pasi hidhet nga kati i 4-t<br />Banorët: Për pak u dogjëm të gjithë
TIRANE- Hidhet nga kati i 4-t i banesës për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit të cilat shkrumbuan banesën e tij në një pallat pranë Pediatrisë së Tiranës. Ndërsa “A1 Report” transmeton pamjet ekskluzive ku Ligor Laçka i përfshirë nga flakët hidhet prej 15 metrash lartësi, duke rënë mbi një tendë të improvizuar dhe aktualisht ndodhet në spital. Banorët e pallatit e kujtojnë si një moment tragjik, ndërsa dëmtimet në banesë janë të shumta dhe gjithcka sot është kthyer në shkrumb e hi.
 
Ligor Laçka ka rrezikuar të përfshihet i tëri nga flakët në banesën e tij, ndërsa falë komshinjve të cilët kanë improvizuar një pritëse me tendën e diellit të një shërbimi funeral, Laçka sot është në jetë dhe po trajtohet në spitalin “Nënë Tereza” në repartin e djegieve në QSUT.
 
Por ç’ka ndodhur, cilat janë pasojat dhe si i kujtojnë komshinjtë ato momente.

“E mbajtën çunat poshtë me tendën. Po i thoshin ‘Hidhu se të presim ne’. Dhe si përfundim e pritën. E pamë të gjithë skenën. Unë thashë se ishte djali, por ai kishte qenë i zoti i shtëpisë”, shprehen banorët.
 
Ligor Laçka banonte prej afro 2 vitesh në katin e 4-t në banesën në rrugën “Njazi Meka”, ndërsa jashtë kamerave mjekët e reanimacionit në repartin e djegieve thonë se ka dëmtime të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!