Pas refuzimit të pajtimit midis ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, gjykata hapi procesin gjyqësor dhe administroi provat e paraqitura nga avokati i ministrit. Mes provave është deklarata e Palokës në 7 Janar të këtij viti ku Tahiri akuzohej si i inkriminuar dhe i lidhur me botën e krimit. 

Si ministri Tahiri ashtu edhe Paloka nuk ishin të pranishëm në seancën e kësaj të hënë, ndërsa u vendos që më 29 qershor gjykata të shprehet për pranimin e këtyre provave. 

Javën e kaluar  deputeti demokrat Edi Paloka u dënua nga Gjykata e Lartë me 200 mijë lekë në një proces të ngjashëm, të padisë për shpifje nga kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
(f.s/shqipatrja.com)