Komisioni i ligjeve ka miratuar sot, me konsensus ndryshimet në kodin penal. Iniciativa e ndërmarrë për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes për të garantuar kështu lirinë e plotë të medias, me anë të kalimit në kodin civil, duket se ka dështuar.
Shpifja, e cila u diskuta gjatë për tu larguar nga kodi penal në atë civil, qëndroi përsëri në kodin penal, por me ndryshimin që tashmë nuk parashikohet më burgimi.
Ndërkohë që u caktua se masa e gjobës të shkojë deri në 3 mijë lekë të reja. Një tjetër ndryshim ishte shfuqizimi i atyre neneve të kodit penal që parashikonin dënim me burg dhe gjobë në rast të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës për zyrtarët dhe Presidentin e Republikës. Nesër Komisioni i Ligjeve do të diskutojë propozimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore për krimin elektoral. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com