Shpifja, Patozi-Felajt: Nuk replikoj
​me ju, quaje dhe fyerje nëse do

Shpifja, Patozi-Felajt: Nuk replikoj<br />​me ju, quaje dhe fyerje nëse do
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi teksa ka dënuar nismën e  Kryeministrit Rama për të kthyer si vepër penale shpifjen që dënohet me gjobë deri në 3 vite burg, u shpreh se shtypi ka fituar gjithmonë çdo betejë me politikën.  Patozi tha se Rama ka dalë jashtë kontrollit me këtë nismë të tij. Ai debatoi edhe me Felajn në lidhje me projektligjin për shpifjen.
 
Replikat e Patozit me Felajn
 
Astrit Patozi: S’kisha ndërmend të flisja por qeveria të frymëzon. Ministrja Felaj të na qartësojë si ka ardhur në Kuvend kjo nismë. Kjo qenka vepër e vetë Edi Ramës. Shtypi ka fituar të gjitha betejat e tij me politikën. Asnjeherë pushteti s’ia ka dalë të nënshtrojë opozitën me ligj dhe e vetmja mundësi është autocensuar. Problemi i vetëm është që kemi një Kryeministër jashtë kontrollit. Për vendin kjo është katastrofë sepse i prish punë imazhit të vendit. Vetë Xhafaj tha një ditë që shpifja u hoq nga Kodi Penal, kurse tani do të duhet të mbrojë vetë të kundërtën. Ky amendament nuk është kurrë i votueshëm në këtë sallë.

Mbrojtja e Ramës është më shumë se qesharake. Bëri 3 statuse të njëpasnjëshme që në pikë të sabahut. U përpoq të na shpjegojë se e ka me politikanët, që do të thotë se e ka me ne, opozitën. Se si do ta ndajë politikanin me gazetarët dhe qytetarët e tjerë, ai e di. Që prej të hënës, Kryeministrit real i Shqipërisë është ilir Meta. Nuk më dhimbset fare Rama për situatën dëshpëruese që po kalon. Rama është politikani i dy standardeve që ndyshe flet në opozitë ndryshe në pushtet.

Ministrja Felaj-Patozit: Ju si forcë politike s’mund të bëni si flamurtarë të lirisë së shprehjes, që në të kaluarën tuaj keni plagosur gazetarë, keni detyruar të kërkojnë azil.
Astrit Patozi-Felajt: Për shkak të nivelit tuaj, unë e quaj të paarsyeshme të bëj replikë me ju. Mund ta konsideroni fyerje këtë dhe futeni tek ky ligji i ri që ju do të bëni.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal