Shpresa me mungesa,
Bushi merr talentin e Interit

Shpresa me mungesa,<br />Bushi merr talentin e Interit<br>
Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida të rëndësishme me Sllovakinë, me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.
Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë nga mungesa të shumta.

Mesfushorët Qazim Laçi e Agim Zeka dhe sulmuesi Florin Durmishaj janë mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është në dyshim.
Si të mos mjaftonin këto, Shpresave do t’u mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë.
Në këtë situatë, trajneri Alban Bushi ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rey Manaj.

 

a.m/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?