Kryeministri grek Alexis Tsipras komenton zhvillimet e fundit duke shprehur se vitin e ardhshëm Greqisë do ti shkojnë punët më mirë në krahasim me vitet e fundit.
Kryeministri grek shprehet optimist për ekonominë e vendit, po nuk përshkruan situatën e taksave, që kohët e fundit është një shqetësim për ekonominë greke.
Në panairin ndërkombëtar të Selanikut, Kryeministri Alexis Tsipras, deklaroi para përfaqësuesve të politikës dhe ekonomisë duke shtuar se: Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018, pra kur skadon programi i ndërkombëtar i kredive për Greqinë.
Mesazhi i Tsipras: Ne do të ecim së shpejti me këmbët tona.
Ai tha specialistët dhe të shkolluarit do të kthehen sërish në Greqi dhe fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit.
Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital.
Ai foli për programe financimi në miliarda që do të përdoren në mënyrë specifike, si për mikrokredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto, theksoi Tsipras kishin vuajtur më shumë nga kriza./ Deutche Welle
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com