POGRADEC - Banorët e fshatit Udenisht janë përplasur me forcat e policisë pasi kanë bllokuar makinën e përfaqësues së Ministrisë së Mjedisit që të largohet, pasi kanë dalë të pakënaqur pas takimit që kanë zhvilluar me të, në lidhje me shpronësimet për banesat e tyre që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Pogradec-Lin.
 
Banorët e fshatit Udenisht prej ditësh protestojnë kundër çmimit të shpronësimit të banesave të tyre të vendosur nga ana e qeverisë. Sipas pronarëve të cilët preken nga projekti i rrugës Pogradec-Lin, vlera e shpronësimit e vendosur nga qeveria është mjaft qesharake, ndërsa thonë se nuk do të lejojnë prishjen e subjekteve të tyre duke e mbrojtur me jetë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com